Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Memolla veç korrupsionit në zgjedhje, dyshohet dhe për pastrim parash

Xhaferri: Memolla veç korrupsionit në zgjedhje, dyshohet dhe

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri, ka deklaruar se kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla po hetohet se ka pastruar paratë e familjarëve të tij të përfituara në Itali nga trafiku i drogës.

Postimi i  Xhaferrit: 

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 23 Korrikut kam qënë për më shumë se një muaj në Rrogozhinë, ku kam denoncuar me emra Bajlozët e Tenderave  të dërguar aty nga Veliaj dhe Rama që blenë vota për llogari të kandidatit të PS Edison Memolla.

Korrupsioni zgjedhor i denoncuar në Syri Tv është vetëm maja e ajsbergut, pasi Memolla po hetohet se ka pastruar paratë e familjarëve të tij të përfituara në Itali nga trafiku i drogës.

Pala shqiptare po shkëmben informacion me autoritetet italiane për këtë rast dhe po hetohet roli i tij në këtë skemë pastrimi parash. 

Ai gjithashtu po hetohet edhe për abuzime me fondet e tërmetit.

Hetimi i Memollës në gjendje të lirë përbën një skandal të paprecedentë të SPAK dhe dëshmon dhe njëherë se drejtësia me dy standarde po këqpërdoret si hanxhar kundër opozitës.

Banorët e Rrogozhinës në 14 Maj dhe 23 Korrik janë intimiduar nga eksponentët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar që tjetërsuan dhunshëm vullnetin e tyre.

Memolla de fakto u bë pjesë e klubit të nderit të Rilindjes dhe nuk do jetë e largët dita kur qelia të jetë selia e tij e re se mandati i kreut të bashkisë është i vjedhur dhe do t'u kthehet qytetarëve.

 

Të fundit