Flash News

Ditari i Opozitës

Yuri Kim takon Bashën për herë të parë pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD

Yuri Kim takon Bashën për herë të parë pas vendimit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka nisur një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Ky takim mes tyre vjen për herë të parë pas vendimit të kryedemokratit për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, me kërkesë të ambasadës së SHBA në Tiranë, për shkak se u shpall ‘non grata’ për korrupsion.

Kim u prit më hyrje të selisë blu nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Nuk është bërë e ditur konkretisht se përse vjen ky takim, por në fokus mbetet çështja e ish kryeministrit Berisha, i cili nesër pritet të zhvillojë ‘foltoren’ e tretë me demokratët në Vlorë në orën 18 00.

Lëvizja e Berishës erdhi pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ndonëse ish kreu i PD e ka cilësuar vendimin ‘nul’. Për këtë, Berisha paralajmëruar lëvizje brenda partisë për të rikthyer sipas tij Partinë Demokratike në piedestalin që meriton. Pasi ky vendim nuk u prit mirë nga Berisha, ai deklaroi se do përdorte çdo pikë të statutit për të vendosur në vend dinjitetin e tij brenda mureve të selisë Blu.

Yuri Kim takon Bashën për herë të parë pas vendimit

Kujtojmë se tonet e përplasjes mes Bashës dhe pararendësit të tij po vijnë duke u rritur. Ndërsa ky i fundit ka nisur një lëvizje në bazën demokrate duke kërkuar thirrjen e forumeve më të lartë të partisë për t’u shprehur për vendimin që e la atë jashtë grupit parlamentar, Basha i tregoi atij të mërkurën kufirin kur u shpreh se “sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur”.;

 Pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kim, duke folur për “rastin Berisha” ishte shprehur se “në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë”.

Pikërisht këtij shpjegimi të saj, i ishte referuar Berisha nga ‘foltorja’ në Fier, në një takim me një grup demokratësh, kur ju drejtua ambasadores se “ke thënë edhe diçka tjetër. I ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje”, u shpreh zoti Berisha duke përsëritur se “ato janë të tëra shpifje dhe vetëm shpifje”.

Të fundit