Flash News

Ditari i Opozitës

“Zbardh rolin tënd në vrasjen e Elbasanit”, Bardhi i përgjigjet Berishës: Ka qenë dyfishimi i mandateve për PD

“Zbardh rolin tënd në vrasjen e Elbasanit”, Bardhi i

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi në konferencën me mediat në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan para 25 Prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Berisha, bëri sot thirrje që të sqarojë rolin e tij në vrasje, ndërsa Bardhi e akuzon ish-kryeministri për shpifje.

“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren.  Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit