Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen diskutimet e Bashës me krerët e degëve të PD, a dha urdhër për bojkotimin e Berishës?

Zbardhen diskutimet e Bashës me krerët e degëve të PD, a dha

Zbardhen diskutimet e kreut të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga selia blu, takimet kanë patur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, si një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

“Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik. Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre”, thuhet në njoftimin e PD.

Po, a dha urdhër Basha për bojkotimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka njoftuar mbledhjen e firmave të demokratëve për mbajtjen e një Kuvendi në PD?

I pyetur ditën e sotme nëse po bënte presion ndaj krerëve të degëve për mos të pritur Sali Berishën, Basha refuzoi të përgjigjej duke kaluar tek pyetja tjetër për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe referendumin brenda PD-së.

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu”, deklaroi Basha paraditen e së mërkurës për mediat.

Po ashtu, sipas ABC Basha u kërkuar drejtuesit e degëve në rretheve që të informojnë demokratët lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës. “Sqaroni degët për vendimin e rëndësishëm që morëm pas komunikimeve me SHBA-në” mësohet se u ka kërkuar lideri i PD-së.

Basha tha më herët se nuk ka për të pasur Referendume dhe Kuvende në PD që marrin në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane.

Të fundit