Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen emrat e tre deputetëve të opozitës që votuan kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt

Zbardhen emrat e tre deputetëve të opozitës që votuan

Dje u miratuan në Kuvend dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Maxhoranca socialiste miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Belinda Balluku si Zv. Kryeministre pas shkarkimit të Arben Ahmetajt.

Po ashtu, u miratua me 76 vota pro Majlinda Dhuka si ministre shteti, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit pati 103 vota pro dhe 3 kundër. 

Por, kush janë tre deputetët që votuan kundër largimit të Ahmetajt nga detyra dje në seancën parlamentare?

Mësohet se kundër shkarkimit të Ahmetajt kanë votuar tre deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Ata kanë ngritur kartonin e kuq edhe për dy vendimet e tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri, konkretisht emërimin e Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministre dhe atë të Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.

 

Të fundit