Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e Këshillit, demokratët nga nesër në terren

Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e Këshillit,

Janë zbardhur poroistë që kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dhënë deputetëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur sot, ku u bë edhe zëvendësimi i anëtarëve të shkarkuar.

Në fjalën e tij, mësohet se Basha ka kërkuar nga anëtarët që të lihet pas e shkuara dhe synimi i tyre të jetë e ardhmja. Ndër të tjera, Basha ka deklaruar se së bashku me të, demokratët do të dalin në terren duke filluar nga nesër.

"E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojnë, por u përdorën per mish për top", ka deklaruar Basha.

Të fundit