Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhen skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit

Diten e sotme janë zbuluar tre skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 11 majit. Këto variante janë në shqyrtim nga Komisioni Rregullator dhe janë përcjellë gjithashtu te partitë politike.

Variantet e paraqitura janë:

Skenari 1: Parashikon votim elektronik në njësitë administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik në njësitë administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 3: Parashikon votim dhe numërim elektronik vetëm në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë. Po ashtu, është përfshirë shtrirja në rajonet 1, 2, 3, 4 dhe 5 të Bashkisë Durrës.

Të fundit