Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Nishani, Zhupa, Imami, zbardhet lista e kandidatëve për Kryesinë e PD, votohen nesër në Këshillin Kombëtar

Nga Nishani, Zhupa, Imami, zbardhet lista e kandidatëve për

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD.

Në mbledhje, u miratua lista e kandidatëve për Kryesinë e PD, të cilët do të votohen nesër në Këshillin Kombëtar.

"Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj e të reja. Lista do shpërndahet tek të gjitha mediat. Dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternativa Kryesinë e PD. Ndërkohë ju nëse do të keni durim dhe interes do të mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë", u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha për mediat pas mbledhjes. 

Ai vlerësoi deputeten Ina Zhupën për kontributin e saj në parlament për disa çështje të rëndësishme.  “Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit.

Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh Berisha.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit