Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet numri zyrtar i delegatëve në Kuvendin e Berishës, Këlliçi: E tejkaluam kuorumin, marrim vendime

Zbardhet numri zyrtar i delegatëve në Kuvendin e Berishës,

 4934 është numri zyrtar i delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ish lideri i PD, Sali Berisha sot në stadiumin ‘Air Albania’.

Numri është konfirmuar nga Belind Këlliçi i cili drejton komisionin që do të drejtojë sot punimet e Kuvendit Kombëtar.

Sipas tij, me këtë numër pjesëmarrësish konfirmon se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm për të marrë vendime.  

“Ky numër është më i madh se kuorumi nevojshëm, pra 3824 është numri minimal i pjesëmarrësve. Ndaj  deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky cast”, tha Këlliçi.  

 

 

 

Të fundit