Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet urdhri i ri i Bashës për Sali Berishën

Zbardhet urdhri i ri i Bashës për Sali Berishën

Zbardhet urdhri i ri i kreut të PD Lulzim Basha për ish kryeministrin dhe ish liderin historik të PD, Sali Berisha pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.

Sipas ABC, Basha u ka kërkuar disa prej të besuarve të tij gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në kryesinë e PD që të jenë të gatshëm të prononcohen për mediat dhe të sqarojnë opinionin publik për çështjen Berisha.

Në porosinë e Bashës thuhet se secili duhet të sqarohet që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë.

“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje.

Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit” u tha Basha.

Ajo që ra ne sy, ishte mungesa e disa prej kritikëve që u shprehën kundër vendimit për përjashtimin e Berishës pak ditë më parë. Për Flamur Nokën, Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Albana Vokshin nuk ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e mbledhjes.

 

Të fundit