Flash News

Ditari i Opozitës

Zërat kundër kryedemokratit, Mustafaj: Duhen marrë seriozisht, Basha ta zgjidhë krizën

Zërat kundër kryedemokratit, Mustafaj: Duhen marrë seriozisht,
Besnik Mustafaj

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të ngrejë një strategji për të dalë nga kriza që është krijuar pas humbjes. Ai ka komentuar edhe vendimin e Bashës për nisjen e turit në të gjithë vendin.

“Menaxhimi i kësaj krize i bie opozitës. Dhe Këshilli Kombëtar do të vendoste nëse do bëhej këto lëvizje dhe turin. Po them se nëse bëhet jashtë një agjendë është e pa nevojshme dhe përpjekje kot që bën Lulzim Basha. Ai ende është legjitim por duhet të sillet si një kryetar legjitim. Dhe duhet të tregojë se askush më shumë se ai është i interesuar që kjo krizë të përfundojë në favor të opozitës”, tha Mustafaj.

Ky i fundit foli edhe për zërat që janë ngritur kundër Bashës dhe që kërkojnë largimin e tij. Mustafaj tha në "Abc news" se demokratët që kritikojnë Bashën duhen marrë seriozisht jo vetëm nga kryetari, por edhe nga strukturat. Sipas tij, Basha duhet të bindë demokratët dhe shqiptarët, duke ndërtuar një axhendë serioze për të zgjidhur problematikat e partisë.

“Janë zëra që reflektojnë një shqetësim brenda dhe duhen marrë shumë seriozisht, nga Këshilli Kombëtar, vetë Kryesia dhe Basha. Nuk e kam thënë se Basha duhet të japë dorëheqjen, por po pres dhe vëzhgoj me sa seriozitet po e menaxhon këtë krizë.  Basha të jetë iniciator që të ndërtohet axhjendë afatshkurtër serioze. Basha t'i bindë demokratët dhe shqiptarët se mund të fitojë pas 4 vjetësh", tha Mustafaj.

Të fundit