Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjat 30 minuta mbledhja e parë e ‘Rithemelimit’ në selinë e PD, vendimi i parë që u mor

Zgjat 30 minuta mbledhja e parë e ‘Rithemelimit’ në

Ka zgjatur 30 minuta mbledhja e parë e Komisionit të Rithemelimit në ambientet e selisë së PD, disa ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Mësohet se vendimi i parë i marrë në këtë mbledhje ka qenë heqja e dyerve të blinduara nga selia blu.

Gjithashtu është vendosur që të sistemohet çdo zyrë dhe ambientet në PD në mënyrë që të vijojë puna normalisht për deputetët dhe funksionarët e partisë.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha, i cili ëhstë ulur në karrigen e Bashës tha për mediat se në këtë mbledhje pati vetëm riorganizim.

“Është një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe po ecën mjaft mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin, vendime që kanë të bëjnë me strukturat e PD" u shpreh Berisha.

Të fundit