Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhja e kryetares së kuvendit, kush janë dy deputetët e opozitës që votuan pro Lindita Nikollës

Zgjedhja e kryetares së kuvendit, kush janë dy deputetët e

Lindita Nikolla u zgjodh në seancën e pasdites së të premtes me 79 vota si kryetarja e re e Kuvendit në legjislaturën e re.

Votimi nuk kaloi pa incidente, pasi deputetët e opozitës i grisën fletët e votimit për Nikollën, ndërsa 4 deputetët e LSI votuan por më pas deklaruan se kishin votuar kundër.

Me një përllogaritje të thjeshtë, Nikolla e fitoi postin e ri edhe me dy vota në radhët e opozitës, pasi 74 vota i ka PS, 3 PSD të partisë së Tom Doshit, që ashtu siç pritej do të votojë pro qeverisë edhe këtë katërvjeçar.

Por kush janë deputetët që votuan pro emërimit të Lindita Nikollës?

Sipas Top Channel, dy votat e tjera pro që dalin nga lista e opozitës, ishte ajo e Vangjel Dules që nuk iu bind vendimit të grupit parlamentar të PD-së dhe ajo e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet.

Mbetet për t’u parë çfarë qëndrimi do të mbajë PD ndaj këtyre dy deputetëve, megjithëse Dule pritet të jetë pjesë e një grupi tjetër parlamentar të përbërë nga aleatët e PD-së.

Të fundit