Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhja e kryetarit, njerëzit e Bashës s’lejojnë mbledhjen e këshillit

Zgjedhja e kryetarit, njerëzit e Bashës s’lejojnë mbledhjen

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për vendimin e miratuar me shumicën e votave të Kryesisë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të këtij fraksioni në 29 korrik.

Sipas raportimeve mediatike, kërkesa e Bardhit mësohet se është kundërshtuar nga të njëjtët anëtarë të kryesisë së PD, të cilët të martën në mbrëmje miratuan zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme.

Shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë ndodhi edhe përplasja e fortë mes të paktën 4 deputetëve dhe një grupi mbështetësish të Lulzim Bashës, të cilët më pas u etiketuan nga Gazment Bardhi si një grup paramilitar.

Këta të fundit krijuan përplasjen me deputetët, duke i sharë dhe fyer ata, pavarësisht se disa orë më pas, vetë Lulzim Basha, deklaroi se dënonte akte të tilla dhune verbale.

Të fundit