Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Boçi: Projekti ynë për Elbasanin do të japë rritëm zhvillimi dhe një ekonomi që lëviz!

Zgjedhjet e 14 majit, Boçi: Projekti ynë për Elbasanin do

Luçiano Boçi është takuar me qytetarët e lagjes 5 maj të Elbasanit gjatë turit elektoral. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për këtë qytet shkruan se projekti që ai ka do të sjellë ndryshim dhe zhvillim dhe rritje në ekonomi, ku shton se një mundësi e re do të vijë për qytetarët pas 15 majit.

Sakaq thekson se fryma e ndryshimit ndihet kudo, dhe premtimet e tij do të rikonfirmojnë besimin për 14 majin.

POSTIMI I PLOTË:

Lagja 5 maj, për të shtrënguar duart dhe për të rikonfirmuar besimin për 14 majin
Nuk i kam premtuar askujt se në 15 maj, jeta e tyre do të ndryshojë përnjëherë. Por e sigurt është që me frymën dhe dëshirën e ndryshimit që kam konstatuar kudo në Elbasan, projekti ynë do t'i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit. Një ekonomi që lëviz është një mundësi e re për secilën prej familjeve tona për të ardhmen e këtij qyteti.

Të fundit