Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/ Indrit Hoxha: Krimi dhe bandat kanë pushtuar Vorën

Zgjedhjet e 14 majit/ Indrit Hoxha: Krimi dhe bandat kanë pushtuar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta së bashku me kryedemokratin Sali Berisha kanë prezantuar këtë të premte kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha.

Hoxha teksa mori fjalën deklaroi se Vora është lënë në harresë nga qeveria dhe në 14 maj qytetarëve do t’u kthehet dinjiteti i munguar.

Gjithashtu shtoi se taksat e qytetarëve kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve, duke siguruar se pas 14 majit kjo nuk do të ndodhë më.

Sot është një ditë e gëzuar për Vorën dhe njerëzit e saj pasi ndihet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Sot Vora vuan nga mjerimi dhe varfëria. Krimi dhe bandat kanë pushtuar Vorën. Në 4 vitet e fundit “Rilindja” ka ndryshuar 5 kryebashkiakë. Shikoni çfarë po bëjnë me banorët  e Bërxullës, po u rrëmbejnë pronat. Ne nuk jemi kundër zhvillimit.

PD ka investuar më shumë se kushdo tjetër në këtë zonë. Por modeli që Veliaj do të sjellë në Vorë është korrupsionit , qeverisja është bazuar në zhvatjen e taksave. Vora i ka të gjitha kapacitetet për një jetë cilësore, por taksat e qytetarëve kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. në bashkë do t’i kthejmë dinjitetin Vorë. Përgjigja juaj do të jetë më 14 maj. Ne së bashku do t’ja heqim nga duart bashkinë krimit dhe bandave dhe do t’ja kthejmë qytetarëve”, tha ndër të tjera Indrit Hoxha.

 

Të fundit