Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: E padrejtë që kandidatët si Igli Cara të dalin me logo të partive të tjera

 Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: E padrejtë që kandidatët si Igli

Jorida Tabaku ka folur për zgjedhjet e 14 majit, ku u shpreh se çdo kandidat ka të drejtë të përfaqësohet. Deputetja e Partisë Demokratike në një intervistë në televizionin "News24", u shpreh se këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale.

“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat."

"Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik."

Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri, nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku.

Të fundit