Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, Imami: Lufta për Shkodrën për të pasur një opozitë reale, vota për kandidatin e Bashës shkon dëm

Zgjedhjet e 6 marsit, Imami: Lufta për Shkodrën për të pasur

Drejtues i fushatës së Shkodrës për zgjedhjen vendore të 6 marsit, Arben Imami deklaron se synimi përmes këtyre zgjedhjeve është një beteja për të kthyer një opozitë reale.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", sipas Imamit, po punohet për të përfaqësuar shumicën e së djathtës në Shkodër.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkodrën, por për tërë Shqipërinë, kur bëhet fjalë që nuk ekziston një opozitë reale,. Lufta për Shkodrën dhe për të gjashtë bashkitë, është lufta për të pasur një opozitë për vitet e ardhshme.

Bardh Spahia, mori përsipër një detyrë të vështirë, është e qartë që zgjedhjet janë për një mandat plotësues dhjetëmujor, natyrisht që e ka mbështetjen e të gjithëve. Ajo që është e rëndësishme në këto zgjedhje është se a do të fitojë për herë të parë e majta në Shkodër, apo ne në Shkodër. Unë po besoj dhe jemi duke punuar që të përfaqësojmë shumicën e së djathtës në Shkodër”, tha Imami.

Sipas tij, raporti i votuesve përkrahës për Sali Berishën, në këto zgjedhje, është 9:1 deri maksimum 8:2 krahasuar me Lulzim Bashën.

“Gjatë gjithë këtyre muajve në sondazhet që kanë bërë del që raporti është 9:1 deri maksimum 8:2 midis Sali Berishës e Lul Bashës. Pra raporti i votuesve, në tërësi në Shqipëri, pra 10, max 20 përqind në vende të caktuara.

Mbi këtë bazë ne mund ta nxjerrim punën tonë, por duhet pasur parasysh që janë tre kandidatë, vota mbi kandidatin e Lul Bashës është një votë dëm, një votë që shkon e humbur. Shumica është e përcaktuar në të djathtën shqiptare, pakica është gjithashtu e qartë, është Lul brava dhe ata që e ndjekin, kjo i shërben socialiste e Edi Ramës, Kandidati i Bashës, ka 0 mundësi të zgjidhet, dhe kjo e mbyll bisedën dhe kjo nuk është propagandë”, tha Imami.

Të fundit