Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, PD zgjedh kandidatin për bashkinë e Vorës

Zgjedhjet e 6 marsit, PD zgjedh kandidatin për bashkinë e Vorës

Zbardhet propozimi i degës së Partisë Demokratike në Vorë për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit.

Dega e PD Vorë ka propozuar Ymer Markun si kandidat për kryebashkiak në këtë zonë. Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër.

Më herët, PD ka zbardhur edhe emrat e kandidatëve për bashkitë Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.  

Ndërkohë, për bashkinë Vorë PS kandidon me Blerim Sherën, kurse Komisioni i Rithemelimit me Lulzim Vranën.  

Të fundit