Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, PD zyrtarizon kandidaturën për bashkinë e Shkodrës

Zgjedhjet e 6 marsit, PD zyrtarizon kandidaturën për bashkinë e

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

PD kandidon me Xhemal Bushatin, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër.

Kujtojmë se në Shkodër, koalicioni i Sali Berishës me LSI, i cilësuar si “Shtëpia e Lirisë” garon në me Bardh Spahinë, ish-deputet dhe ish-zv.ministër teknik i Shëndetësisë, kurse Partia Socialiste ka zyrtarizuar si kandidate Majlinda Angonin.   

Një ditë më parë, strukturat e PD propozuan kandidatët për kryetar bashkie edhe në qytetin e Durrësit dhe atë të Rrogozhinës. Në Durrës është propozuar emri i Luan Hotit, ndërsa në Rrogozhinë Ferdinant Saraci.

Të fundit