Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme, PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Matit

Zgjedhjet e pjesshme, PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Matit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Kështu, PD ka përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat për të garuar nën siglën e demokratëve.

Brahilika do të garojë për kryebashkiak përballë Altin Bojnit, përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Kujtojmë se deri më tani PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj.

Të fundit