All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Gjekmarkaj tregon ‘planin A’ të PD-së: Jemi në bisedime me aleatët

All - Paragraf - 1

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Gjekmarkaj tregon ‘planin A’ të

Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka thënë se për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Partia Demokratike ka vetëm një plan A që është fitorja.

All - Paragraf - 3

I ftuar në studion e “Radari Informativ” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se janë në në një proces seleksionimi të kandidatëve teksa po zhvillojnë edhe konsulta me aletatët. Gjekmarkaj shtoi se ish-kryeministri Berisha ka të drejtë të bashkohet në një koalicion me LSI-në.

“Po bisedohet me aleatët. Jemi në një proces seleksionimi. Kandidaturat janë shumë. Duke qenë shumë është edhe dilema për të përzgjedhur sepse duam të çojmë kudo kandidatë me prestigj. Baza e PD në përgjithësi në shumicën e saj mbështet PD e cila është një edhe e vetme dhe në bazë nuk ekzistojnë përçarjet që artikulohen në studiot e Tiranës. PD axhendën e saj të përballjes e ka me Edi Ramën. Nuk kemi kundërshtar tjetër për të mundur në Shqipëri. Është absurd që Shqipëria pas 8 viteve të rrijë në këtë gjendje. Vendi ka mundësi të ndryshojë. Grupi i Foltores nuk e di ku do i regjistrojë kandidatët e vet. Atashimi i tyre me LSI është një histori tjetër. Është e drejta e tyre. Për momentin PD ka vetëm një plan A që është ai i fitores”, tha Gjekmarkaj.

Marrjen e postit të nënkryetarit të partisë, Gjekmarkaj e sheh më shumë si përgjegjësi sesa si privilegj. Ai shtoi se PD-ja është e vendosur të hyjë në zgjedhjet e 6 marsit për t’i fituar ato, duke premtuar një moment kthese për partinë.

“Të marrësh post në këtë situatë dhe këtë periudhë të pazakontë të PD nuk është për t’u mburrur dhe as për të shitur mend. Unë këtë post e shoh vetëm si përgjegjësi për të dhënë një kontribut modest aq sa mundemi.  Gjërat po marrin rrugën e tyre të natyrshme sado që ka qenë një proces i dhimbshëm që na ka çuar drejt përfundimeve logjike. Kishim një vijë zjarri sepse një grup personash të udhëhequr nga Sali Berisha tentuan të futen në seli në datë 8 Janar. PD do të dalë nga kjo situatë me mbështetjen e demokratëve që do të kuptojnë se je i detyruar të bësh një zgjedhje. Nëse duhet të zgjedhësh mes të shkuarës dhe të ardhmes, duhet të shkosh në të ardhmen. Kriza po tejkalohet dhe PD po ringrihet dhe kjo duket nga mbështetja që po i jepet zotit Basha gjatë takimeve nëpër qytete të ndryshme. PD hyn në këto zgjedhje për t’i fituar këto qytete. Ishte e drejta e presidentit i cili po e vononte shpalljen e datës së zgjedhjeve. Përsëri është në të drejtën e tij kushtetuese dhe PD do i përgjigjet kësaj thirrje për të marrë pjesë. Ne po shqyrtojmë emrat për kandidaturat në 6 qarqet, dhe kam bindjen që PD do dijë ta kthejë në një moment kthese dhe suksesi”, deklaroi ai.

Të fundit