Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, Kryemadhi takim me delegacionin e OSBE/ODIHR

Zgjedhjet, Kryemadhi takim me delegacionin e OSBE/ODIHR
Foto ilustruese

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur mëngjesin e sotmën në një takim misionin e OSBE/ODIHR-it, që ka monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri.

Takimi që është zhvilluar në selinë e LSI-së, vjen disa ditë pas zgjedhjeve, ku LSI fitoi 4 mandate. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim për mediat nga ana e Kryemadhit, lidhur me këtë takim.

Dy ditë më parë  ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili priti në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa priten edhe konkluzionet përfundimtare.

Të fundit