Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, Meta: Mbështesim kandidatin e PD-së

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, Meta: Mbështesim kandidatin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar nga një dalje për mediat se do të mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Kukësit.

Meta tha se PL nuk ka pretendim për ndonjë kandidat të veçantë. Meta deklaroi se qëllimi i PL është t’i shërbejë opozitës.

Meta: Do të mbështesim kandidatin që do të përzgjedhë PD-ja dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga PL për bashkinë e Kukësit dhe nuk kemi pasur as më përpara. Qëllimi ynë i qartë për t’i shërbyer një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar përballë një sistemi. Ne do mbështesim çdo kandidat që mbështet PD dhe pa asnjë diskutim dhe me bindje të plotë, për më tepër që është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetit e ti jetë cenuar nga manipulimi në zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit