Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në degët e PD, Spaho jep detaje: Do të përfshijmë të gjithë deputetët

Zgjedhjet në degët e PD, Spaho jep detaje: Do të

Komisioni i Rithemelimi është duke zhvilluar zgjedhjet për krerët e degëve të PD në të gjitha bashkitë e vendit.

Deputeti demokrat dhe anëtari i Grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho, ka treguar për A2 CNN mënyrën se si do të zhvillohet dhe do të funksionojë procesi i zgjedhjeve.

SPaho tha se të gjithë anëtarëve të Rithemelimit iu është dhënë udhëzimi që të kontaktojnë me dpeutetët për të bërë organizimin e zgjedhjeve.

“Janë porositur të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që urgjentisht të kontaktojnë deputetët dhe t’i angazhojnë në grupin që drejton grupin e riorganizimit në çdo degë. Salianji nuk mori ftesë? Unë di që është pjesë e procesit në Korçë”, deklaroi Spaho.

Deputeti sqaroi se deputetët e të dyja palëve do të jenë të përfshirë në proces. “Do të ketë pjesëtarë nga të dy krahët, do të shqyrtohen pretendimet”, shtoi Spaho.

Të fundit