Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit; rivalët që ka përballë në 13 qershor

Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit; rivalët

Lulzim Basha dorëzon formularin e kandidimit për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, që Këshilli Kombëtar e vendosi një javë më parë të zhvillohen jo në korrik, kur mbaron zyrtarisht mandati i kryetarit, por në 13 qershor.

Formulari është dorëzuar në PD pasditen e së premtes për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, po sot ka dorëzuar kandidaturën anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, si dhe dy anëtarët e grupit "Për PD-në", Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Nesër pritet të dorëzojë formularin edhe Lisander Hoxha.

Të dielën në orën 18:00 mblidhet Kryesia dhe do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës.  

Kandidimi i këtyre të fundit, e çon në pesë numrin e kandidatëve për postin e kryetarit të PD.

Zgjedhjet e brendshme bëhen pasi PD nuk arriti rezultatin e pritshëm prej saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha i ka quajtur ato “masakër zgjedhore”, ndërsa një pjesë e demokratëve dhe emra të njohur brenda PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

 

Të fundit