Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për krerët e degëve, anëtari i ‘Rithemelimit’: Do të vijojmë me delegatët

Zgjedhjet për krerët e degëve, anëtari i

Grupi i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet brenda PD-së për të zgjedhur kryetarët e rinj të degëve në të gjitha bashkitë e vendit, gjë që është kundërshtuar nga pala tjetër.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli, tha për Euronews Albania se javën e ardhshme do të vijojë procesi për zgjedhjen e kryetarëve në degët e tjera, ndërsa shtoi se do të pasohet edhe me zgjedhjen e delegatëve.

“Javën tjetër zgjidhen kryetarët e tjera të degëve, për herë të parë me parimin një anëtar, një votë. Më pas, do ketë zgjedhje për delegatët në Kuvendin Kombëtar dhe për Kryesitë e Degëve”, tha Minarolli.

Minarolli u shpreh se procesi zgjedhor po zhvillohet në një kohë kur kryetarëve iu ka përfunduar mandati 4-vjeçar dhe është koha e rizgjedhjes së strukturave.

Deri tani zgjedhjet janë zhvilluar në Mallakastër, Fier, Fushë-Krujë dhe Selenicë.

Të fundit