Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për krerët e degëve/ “Rithemelimi” sqaron çështjen e listave: Të hapur për verifikim

Zgjedhjet për krerët e degëve/ “Rithemelimi” sqaron

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli ka reaguar lidhur me pretendimet për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD.

Ai sqaron se listat e vëna në dispozicion janë ato të vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD. Gjithashtu bën me dije se kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Në emër të PD, Minarolli thotë se të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike.

“Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.

Kësaj liste I janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë.

Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Të fundit