Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetarin e degës/ Baçi: Pjesëmarrje e lartë në votime, erdhën edhe anëtarë që ishin në Kuvendin e Bashës

Zgjedhjet për kryetarin e degës/ Baçi: Pjesëmarrje e

Partia Demokratike po mban zgjedhjet për kryetar dege në Fier, Selenicë dhe Fushë Krujë. Deputeti demokrat Luan Baçi tha se pjesmarrja në votime në Fier është e lartë.

Ai u shpreh për mediat se në votime kishin marrë pjesë anëtarë të Kuvendit të 18 dhjetorit, që u thirr nga Lulzim Basha.

Gjithashtu Baçi theksoi se ditën e sotme po bëhet edhe regjistrimi i anëtarësisë për shkak se brenda PD-së ka pasur prurje të reja.

“Është një proces në vazhdimësi si rezultat i Kuvendit historik të 11 dhjetorit që përcaktoi rregulla të reja në PD me ndryshime statusore, vazhdoi me seksionet, grup-seksionet dhe tani vijon me kryetarët e degëve. Një risi kjo pasi kryetarët e degëve tashmë zgjidhet me një anëtar një votë. 

Siç e shikoni ka një fluks anëtarësh të PD që vijnë për të votuar, pjesëmarrja është shumë e mirë. Do të vazhdojë ky proces deri në fund të ditës deri sa të votojë edhe anëtari i fundit. Kandidatët janë të rëndësishëm pasi të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive së PD.

Unë sot pashë shumë anëtarë të PD dhe drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Nuk kam lejën të përmend emrat e tyre por më bëhet qefi shumë që të gjithë kanë ardhur këtu. Fieri kishte vetëm 15-20 veta që ishin skeptikë, dega e Fierit është shumë bashkuar”, u shpreh Baci.

 

Të fundit