Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Ivi Kaso në Kryesi: Jemi para dilemash te mëdha, momenti më të vështirë që pas ’97-ës

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Ivi Kaso në Kryesi: Jemi para dilemash

Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso ka ngritur disa pikëpyetje në mbledhjen e Kryesisë, sa i takon propozimit për hapjen e procesit brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, Kaso ka deklaruar se reflektimi i thellë brenda partisë nuk mund të reduktohet në një proces të thjeshtë analize.

Po ashtu ka kërkuar të qartësohen edhe demokratët, ndërsa ka parashtruar pyetje nëse do hyhet në Parlament në shtator, apo do të kërkohet në parlament komision hetimor për zgjedhjet etj.

Rreziku është që të mos na shohin si alternativë më, prandaj duhet të fillojmë shpejt. Mesazhi duhet të dalë sot nga Kryesia, është mesazh politik.

Hapja e një procesi politik brenda partisë, që të fillojë një proces reflektimi i thellë brenda partisë nuk mund të reduktohet në një proces të thjeshtë analize.

Dhe mbi të gjitha, qartësimi i demokrateve se ç'do bëjmë, do futemi në parlament apo jo, do kërkojmë në parlament komision hetimor për zgjedhjet, do kërkojmë ndryshim sistemi, e mbi të gjitha si do tu dalim per zot demokratëve?

Duhet qartësuar si do jemi ne alternativa që do zhbëjmë sistemin e Ramës? Pra jemi para dilemash te mëdha sepse jemi ne momentin me te veshtire që pas 97”, u shpreh Kaso.

Të fundit