Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Meta: Do ketë përpjekje për incidente nga Rama, mbështesim kandidatët e PD

Zgjedhjet vendore, Meta: Do ketë përpjekje për incidente nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vlerësoi primaret e Partisë Demokratike teksa paralajmëroi përpjekje për incidente nga kryeministri Rama.

I ftuar në News 24, Meta u shpreh se opozita është në kushte më të favorshme se në zgjedhjet e 6 Marsit. Sipas tij, propozimet e Ramës për Reformën Territoriale janë vetëm një kurth.

I pyetur nëse ka negociata mes tij dhe PD-së, Meta tha se do të mbështesin kandidatin e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe nëse ka një kandidat të propozuar nga PL, gjithçka do të zgjidhet me mirëkuptim.

“Primaret janë perfektë por përgjegjësia për kualitetin u mbetet atyre që kanë marrë përsipër të organizojnë primaret, pra nuk mund t’u mbetet qytetarëve. Kërkohet shpejtësi dhe transparence sepse do ketë përpjekje nga Rama për krijimin e incidenteve të paqena është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt për këto primare. Opozita është në kushte shumë të favorshme se në 6 Mars, nga PL ka vendosmëri për të ndëshkuar kryebashkiakët e Rilindjes dhe për të mbështetur kandidatët e PD, është detyrë e PD për ta zgjidh këtë, vërej dhe një kurth të Ramës, gjoja diskutimi për Reformën Territoriale, por është mënyrë për ta mbajtur zvarrë këtë proces. Kandidatët për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin duhet të dihen sa më pare. Nuk kemi nevojë për marrëveshje, ne në asnjë rast nuk do nxjerrim një kandidat ku do të ketë kandidat PD, ne do mbështesim ata që do zgjedhë PD, nëse do kemi kandidat të caktuar në ndonjë bashki, ekziston dhe mirëkuptimi me degët e PD, këtë çështje do ta bisedojmë por do jenë raste të pakta sepse prioritet është rikthim i fuqishëm i PL në këshillat e bashkive dhe për këtë jemi të angazhuar totalisht”, tha Meta.

Të fundit