Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, PD zhvillon sot raundin e dytë të primareve në 5 bashki

Zgjedhjet vendore, PD zhvillon sot raundin e dytë të primareve në

Sot po zhvillohet raundi i dytë i primareve për kryetarë bashkie në pesë degë të Partisë Demokratike: Mat, Dibër, Fier, Miditë dhe Librazhd.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe do të mbyllet në 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, procesi do të zgjasë.

Kujtojmë se këto bashki shkuan në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte më shumë se gjysmën e votave.  Ne balotazh shkoi edhe Fushë-Arrëzi, por aty raundi i dytë do të zhvillohet një tjetër ditë.

Në primaret e 4 dhjetorit në balotazh dolën 8 bashki, mes  të cilave edhe ajo e Tiranës, Krujës, Sarandës, por kandidatët me numër më të vogël votash u  tërhoqën, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë si kandidatë fitues ata që kishin siguruar numrin më të madh të votave të anëtarësisë dhe simpatizantëve në zgjedhje.

Zgjedhjet vendore, PD zhvillon sot raundin e dytë të primareve në

Të fundit