Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, voton Belind Këlliçi: Votoni masivisht, askush nuk e kontrollon votën tuaj

Zgjedhjet vendore, voton Belind Këlliçi: Votoni masivisht, askush

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit në KZAZ-në shkollën "Dora d'Istria.

Në një prononcim për mediat, Këlliçi apeloi të gjithë qytetarët, kryesisht rininë, të dalin dhe të votojnë masivisht për të vendosur të ardhmen e qytetit të tyre. Këlliçi iu drejtua të gjithë të rinjve që mendojnë të largohen nga vendi duke iu kërkuar të votojnë.

Kandidati i koalicioni BF tha se askush nuk e kontrollon dot votën e qytetarëve.

Këlliçi: Sapo kreva detyrën time si qytetar. I ftoj të gjithë të kryejnë detyrën të gjithë të rinjtë, të gjithë ata që i kam takuar Sot është dita e madhe, është dita ku keni në dorë fatet e këtij qyteti. Kam një apel për rininë për naçut e Tiranës, për të gjithë ata që mendojnë se e kanë më të lehtë ikjen I them jo, hajdeni votoni

Për të gjitha shpresat që janë shuar në këto vite, dilni dhe votoni. Askush nuk ua kontrollon votën. Shkoni në dhomat e fshehta, votoni për 4 vitet e ardhshme. Procesi po shkon normalisht. Dilni votoni. Sot është dita e ndryshimit!

Askush nuk iu kontrollon dot votën, as Belind Këlliçi dhe as Erion Veliaj. Tashmë do shkoj në selinë qendrore të PD-së, deri tani procesi po shkon normalisht. Sot është ditë feste për gjithë ata që më kanë thënë kur po vjen dita e ndryshimit

 

Të fundit