Flash News

Ditari i Opozitës

‘Zgjedhorja’, Bylykbashi thirrje Parlamentit: Të rishikohet përbërja e komisionit, t’i kthehet normalitetit

‘Zgjedhorja’, Bylykbashi thirrje Parlamentit: Të rishikohet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Bylykbashi u shpreh se deputetët e opozitës kanë kërkuar dhe vijojnë të kërkojnë rishikimin e anëtarëve të komisionit. Ai nënvizoi rëndësinë e Reformës Zgjedhore, si një nga reformat që i sjell vendit stabilitet.

Bylykbashi i ka bërë thirrje Parlamentit të marrë në konsideratë kërkesën e opozitës.

“Edi Rama ka vendosur që këtë traditë 20-vjecare ta thyejë, pasi shkatërroi konsensusin politik. Sërish ka për qëllim që përmes një shumice numerikë të çojë para rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. Ne si opozitë e theksoj, pothuaj 50 deputetë kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare.

Në kërkojmë sërish që ta rikthejmë këtë traditë, pasi Reforma Zgjedhore është një nga reformat më kryesore pasi sjell stabilitet. Kërkojmë që Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit. Ky parlament do vazhdojë të mos jetë funksional pasi kërkesa e ngritje së komisioneve hetimore është një e drejtë thelbësorë”, u shpreh ai.

Të fundit