Flash News

Ditari i Opozitës

Kur Lulzim Basha rikthehet "për të mos humbur asnjë betejë"

Kur Lulzim Basha rikthehet "për të mos humbur asnjë

Më 27 mars, Lulzim Basha u rikthye në media gjatë vizitës së presidentit austriak Alexander Van der Bellen, kur ky i fundit mbajti një fjalim në Parlament. Pas seancës plenare, Basha foli me krenari dhe entuziazëm para kamerave kur tha se “do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”.

Në fakt, Basha jo vetëm që nuk u shfaq gjatë fushatës së 14 majit, por PD-ja e tij e drejtuar si kryetar në detyrë nga Enkelejd Alibeaj doli me kandidatë në vetëm disa bashki.

Ndërsa Alibeaj dhe të vetët zhvillonin fushatën e cunguar, Basha u shfaq shpesh në rrugët e Evropës, nëpër dyqane apo duke ngrënë në restorante. Ish-kryetari i vulës nuk iu bashkua fushatës, ose të paktën fizikisht.

Sot, Lulzim Basha ka njoftuar një takim me të rinjtë e PD-së. Takimi do të zhvillohet pasdite dhe vjen pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky rikthim i Bashës vjen në një kohë kur Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga posti që ia komandoi dhe aktualisht karrigen e tij e mban Gazment Bardhi.

Lulzim Basha ka përsëritur gjithmonë një refren të vazhdueshëm pas çdo humbje: “Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time”.

Të fundit