Flash News

Ditari i Opozitës

Zhdukja e Vis Martinajt, Noka: Ose shteti është dorëzuar, ose është bashkëpunëtor

Zhdukja e Vis Martinajt, Noka: Ose shteti është dorëzuar, ose

Deputeti demokrat Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare foli rreth zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe përgjegjësisë së shtetit.

Noka u shpreh në komision se qeveria duhet të tregojë nëse ka apo ji informacion për Ervis Martinajn, Sipas deputetit, fakti që askush nuk jep llogari do të thotë se ose shteti është dorëzuar ose është bërë bashkëpunëtor në zhdukjen apo arratisjen e Vis Martinajt.

Noka shtoi se shteti dhe mafia janë bërë një duke vendosur një kod të përbashkët komunikimi, atë të heshtjes.

“Është alarmante, situata shumë e rëndë më e rënda situata e krimit. Unë bëra një pyetje e shteti duhet të përgjigjet, jo Flamur Nokës, detyrë ligjore komisionit, a ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? A ka apo jo informacion. Pse? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, thonë që shteti s’e gjeti dot kurrë por gjetën hasmin. A ka gjë më të rëndë kur nuk e gjen dot shteti? Cfarë tregon? Që shteti në rastin më të mirë i dorëzuar në rastin më të keq i falimentuar.

Sot cdo shqiptar e kupton që kjo qeveri s’është në gjendje të ruajë as sigurinë e jetës as pronës, të paktën të ketë informacion cfarë po ndodh.

Këtu po hyn derri dhe dosa e shteti nuk di gjë. Këtu njerëzit po shtypen si kërpudha e shteti nuk është në gjendje të kuptojë kush e bëri.

Ose shteti është i dorëzuar ose është bashkëpunëtor se s’ka rrugë tjetër. Këtë përgjigje e kërkojnë qytetarët zotërinj se paguajnë taksa për këtë zonjënjqë është zv ministre atje, për atë zotërinë që është ministër, për gjithë ato banditë që i keni veshur me uniformë. Pse i paguajnë?

Të paktën duhet të dinë cfarë ndodh. Ju cdo gje që ju dhemb nuk ju pëlqen, por kjo është e vërteta.

Nuk na duhet statistika, se ua them unë statistikat që do diellin, lufta kundër krimit ka njohur arritje të papara, policia është në një standart më të madh se sa bashkëkohor, kështu do vijnë letrat këtu, krimi është struktur në letrat e qeverisë. Unë flas për realitetin.
Këtu është bërë njësh mafia me shtetin e ka një kod, kod heshtje, është shumë e rëndë kur kodi i heshtjes së mafies të bëhet kodi i qeverisë. Kod heshtje ka vendosur zonja sot, ky është kodi i heshtjes”, tha Noka.

Të fundit