Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa akuza qeverisë për samitin e diasporës: E përdorët për qëllime elektorale!

Zhupa akuza qeverisë për samitin e diasporës: E

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se ka injoruar Kuvendin dhe strukturat parlamentare në organizimin e Samitit të IV të Diasporës, duke e cilësuar atë si një aktivitet me karakter propagandistik.

Në fjalën e saj, Zhupa u shpreh se deputetët dhe Komisioni Parlamentar për Diasporën nuk u përfshinë në organizimin e samitit, ndërsa theksoi se ky aktivitet duhej të kishte objektiva të qarta.

Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e Taulant Ballës si folës, duke kërkuar sqarime mbi rolin e tij në këtë aktivitet.

“Qeveria injoroi Kuvendin, nuk e pa të nevojshme të përfshinte deputetët e Kuvendit dhe Komisionin Parlamentar të Diasporës për të qenë pjesë dhe për të organizuar një samit që i shërbente diasporës. Ky samit duhej të niste nga ajo çfarë u bë në tre samitet e mëparshme dhe cilat janë objektivat e të katërtit, ndërsa ju e kthyet në një samit propagandistik. Pasi publikuat agjendën finale, si u gjet folës Taulant Balla dhe me ç’tagër ishte atje?”, deklaroi Zhupa.

Ajo shtoi se për çështje të rëndësishme, si shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duhet bashkëpunim dhe qëndrime të përbashkëta në Kuvend.

“Ju çdo gjë e përdorni për politikë dhe për qëllime elektorale. Kur vjen puna te shqiptarët e RMV-së, duhet të bashkohemi për të bërë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit”, tha ajo.

Të fundit