Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Alibitë e Manastirliut dhe neglizhenca e Olti Cacit, po lenë Sarandën pa shkollën e re Eco Kampus

Zhupa: Alibitë e Manastirliut dhe neglizhenca e Olti Cacit, po lenë

 Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe njëkohësisht deputete përfaqësuese e Sarandës Ina Zhupa, gjatë dëgjesës me ministren e arsimit Ogerta Manastirliu ka ngritur shqetësimin se përse nuk parashikohet asgjë në buxhet për të vënë në funksion shkollën e re Eco Kampus në Sarandë.

Përgjigjia ka qënë që Bashkia nuk ka kërkuar asgjë se po bën plane me FSHZH. Zhupa ngre dyshime se këto plane nuk lidhen me arsimin profesional sic pretendon Manastirliu po me shfrytëzimin e zonës së ish rezidencave qeveritare për ndonjë investitor të rradhës strategjik. 

Reagimi i plotë:

Kush janë planet për Eco Kampusin në Sarandë? Shtimi i arsimit profesional apo ndonjë “profesionist strategjik” me Fondin Shqiptar të Zhvillimit?!

Në dëgjesën me ministren e arsimit, për të disatin vit rradhazi i ngrita shqetësimin që as në buxhetin 2025 nuk parashikohej asgjë për të vënë në funksion Eco Campusin, godinë që rri mbyllur prej 7 vitesh pasi është harxhuar për të 348 milion euro nga paratë e qytetarëve.

Manastirliu pranon që Bashkia Sarandë nuk ka kërkuar asgjë për të vënë në funksion shkollën e re Eco Kampus. Edhe se është duke punuar sipas saj për të shtuar edhe arsimin profesional në të njëjtën godinë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Justifikimi duket që calon:

1- Nëse do shtohej arsimi profesional, nuk kishte asnjë arsye të merrej FSHZH por MEKI, që është përgjegjëse për arsimin profesional.

2- Nëse do ishte një projekt për arsimin do i kishin berë kërkesë MAS për stafin, për pajisjet, gjë që konfirmohet nga ministria që nuk ka ndodhur. 

3- Godina ka gjithë kapacitetet edhe për arsimin profesional nëse do shtohej aty. 

4- Kryetari i Bashkisë Olti Caci ka deklaruar plan të ri për zonën dhe jo shtimin e arsimit profesional aty që do ishte e mbyllur shumë thjesht. 

Duket qartë që po ju hedhin hi syve banorëve për të lënë godinën të amortizohet edhe një “plan i ri” ja jep një “investitori strategjik” mundësisht ndonjë prestanome gaztor të oborrit dhe banorët nuk marrin asgjë nga investimi publik. 

https://www.facebook.com/share/v/1ASP16F3Wz/?mibextid=WC7FNe

Të fundit