Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa mbështet protestat e banorëve për Shushicën: Projekt në shërbim të oligarkëve

Zhupa mbështet protestat e banorëve për Shushicën: Projekt

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicën protestojnë kundër devijimit të burimit të Shushicës.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dalë në mbështetje të tyre ku përmes një postimi në Facebook, shkruan se këto projekte të qeverisë janë plane në shërbim të investimeve strategjike dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura.

Zhupa shpreh mbështetje për banorët që protestojnë dhe të cilëve iu cenohet jetesa.

“Për të furnizuar me ujë investimet strategjike në Himarë, shkatërrohet mbrojtja e Parkut Kombëtar Vjosë dhe e ardhmja ekonomike dhe sociale e banorëve të luginës së Shushicës!

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicës protestuan sërisht në Urën e Peshkëpisë në Selenicë, kundër projektit të devijimit të ujit nga burimi për qëllime klienteliste të Ujësjellësit të Himarës.

Shpreh mbështetjen për protestën e drejtë të banorëve që ju cënohet jetesa normale e lidhur me ujin e Shushicën, për bagëtitë, për vaditje,etj. Si dhe vendosmërinë për mosprekjen e mbrojtjes që duhet kishte Shushica si degë e lumit Vjosa.

Ky projekt, në shërbim të oligarkëve është një nga dhjetra që do prekin zonat e mbrojtura dhe jetesën e komuniteteve rreth tyre, pikërisht si rezultat i ligji korruptiv, klientelist dhe antikushtetuese si ligji i ri për zonat e mbrojtura.

Larg duart nga Zonat e Mbrojtura!”, shkruan Zhupa.

Të fundit