Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa publikon dokumentin që e detyron Edi Ramën të dëshmojë për konçensionin e Butrintit

Zhupa publikon dokumentin që e detyron Edi Ramën të

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një dokument kur Edi Rama, ministër kulture në vitin 1998, i kërkonte Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Ylli Popa, t'i jepte mendim mbi projektvendimin “Për vënien tërësisht në administrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të qytetit antik të Butrintit."

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se ndryshe nga Rama ministër që kërkonte ekskluzivitetin e ministrisë së kulturës, opozita kërkon më pak: rolin dominues të shtetit dhe mos dhënien me koncesion.

Postimi:

Kërkohet Rama, ministër kulture, për dëshmitar në çështjen e koncesionit të Butrintit!

Dërgohej projektvendimi: “Për vënien tërësisht në administrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të qytetit antik të Butrintit".

Ja cfarë shkruante në relacionin e tij drejtuar Akademisë së Shkencave:

“- Gjithashtu, në favor të ekskluzivitetit të Ministrise së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndaj qendrave muzeore që njëherazi janë dhe monumente të rëndësisë se veçantë janë shprehur drejtues dhe specialiste te Departamentit të Trashëgimise

Kulturore ne Këshillin e Evropës.

- Në praktikat e mjaft vendeve evropiane, me të cilat jemi konsultuar, të drejtën për administrimin, mbrojtjen, restaurimin dhe dhënien e lejeve për krverjen e gërmimeve arkeologjike e ka Ministria e Kulturës”

Ndryshe nga Rama ministër që kërkonte ekskluzivitetin e ministrisë së kulturës, ne kërkojmë më pak: rolin dominues të shtetit dhe mos dhënien me koncesion. Pikërisht atë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa e Parisit.

Ndërsa Rama kryeministër për interesa lobimi dhe klienteliste kalon në modelin e dhënies me koncesion të Butrintit, e paprecedentë në botë”, shkruan Zhupa.

 

Të fundit