Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Salianji po përpiqet të bashkojë grupin, e mbështes

Zhupa: Salianji po përpiqet të bashkojë grupin, e mbështes

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se mbështet Ervin Salianjin në përpjekjen që ai ka ndërmarrë për të bashkuar grupin parlamentar të PD-së.

Në një lidhje për Euronews Albania, Zhupa tha se Salianji nuk po punon për interesa personale. Zhupa shtoi se përpjekja për të bashkuar grupin do t’i bëjë demokratët të unifikuar në luftën kundër regjimit të Ramës.

“Ervin Salianji po punon për bashkimin parlamentar të PD-s, nuk po punon për përjashtimin e askujt, nuk po punon për të përçarë grupin parlamentar e as për të marrë vendimarrje personale.

Është nënkryetar i grupit parlamentar pa një pozicion. Përpjekja e tij të cilës unë i jam bashkuar, është një përpjekje për të bashkuar grupin parlamentar të PD për  të arritur të jemi të unifikuar si grup përballë Edi Ramës në parlament, që mos të ndodhin skena të turpshme dhe jashtë logjike ku Edi Rama flet 45 minuta në Kuvend me argument të lodhur ndërsa PD i jepen vetëm 3 minuta kohë”- tha ai.

 

Të fundit