Flash News

Ditari i Opozitës

"Zhvendosja e vëmendjes te lufta e Kosovës është tendencioze", Deputetja: Kjo shoshë bëhet për dy qëllime

"Zhvendosja e vëmendjes te lufta e Kosovës është

Deputetja Fatjona Dhimitri ka reaguar pas refuzimit të përsëritur për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë në BE. Ajo adreson një pjesë të fajit te qeveria Rama.

Dhimitri ka komentuar edhe debatin aktual në cilin është përfshirë Kosova dhe Shqipëria, ndërsa thekson se vëmëndja është zhvendosur qëllimisht te lufta çlirimtare e Kosoës.

Sipas saj, fshihen dy arsye që janë rrënimi i Shqipërisë si faktor ndërkombëtar në favor të Serbisë dhe së dyti fshehja e korrupsionit dhe dështimit të qeverisë për përmbushjen e përparësive të vendosura nga Bashkimi Europian.

Postimi i plotë:

Refuzimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë vijon të mbetet një problem i madh për vendin tonë. Qeveria e Rilindjes nuk solli asgjë tjetër veç pasurimit të shpurës rilindase dhe varfërimin e popullit shqiptar.

Tani vëmendja është zhvendosur qëllimisht drejt luftës çlirimtare të Kosovës, si nga kjo anë e kufirit si nga ana tjetër, për të ringjallur në memorien tonë vuajtjet ndër dekada.

Në fakt, e gjithë kjo shoshë bëhet për dy qëllime:

Se pari, konsiston në rrënimin e Shqipërisë si faktor ndërkombëtar në favor të Serbisë dhe së dyti fshehjen e korrupsionit dhe dështimit të qeverisë për përmbushjen e përparësive të vendosura nga Bashkimi Europian.

Është e trishtë të mendosh se si një (pseudo) shtetar të urrejë kaq shumë vendin e vet. Tre herë tha se u hapën negociatat, tre herë hapi shampanjë, tre herë dekoroi për arritje të paarritura, tre herë më shumë e varfëroi ekonominë shqiptare.

Maska, masat kufizuese, kërcënimet e vazhdueshme me gjoba, burgosje dhe dhunë shtetërore të shfaqura haptas në TV për të shtuar presionin nuk bën gjë tjetër sesa përkeqëson gjendjen mendore e për pasojë edhe fizike të shqiptarëve që vazhdojnë të qëndrojnë stoik përballë kësaj padrejtësie që po ju bëhet nën këtë qeverisje.

Mbyllja e gojës në të gjitha kuptimet është poshtëruese.

Kjo qeveri e ka treguar dhe faktuar se nuk do asgjë tjetër përveçse mjerimin e këtij vendi. Ajo që dëshiron (pseudo) Kryeministri ose me mirë ky çifligar i pashpallur është zhdukja e shqiptarëve, shfarosja e tyre dhe këtë e bën me vetëdijen më të plotë.

Nxiti emigrimin, rrënoi ekonominë, përkeqëson me qëllim gjendjen shëndetësore të shqiptarëve, i rëndon ata psikologjikisht në mënyrë që t’i dekurajojë për të mos reaguar ndaj fatkeqësisë që ka kapluar vendin.

Të fundit