Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Koloreto Cukali
Tani që duket sikur rreziku kaloi, kush e hëngri e hëngri, kush shpëtoi shpëtoi, (gjynah italianët, po ku do i bëjmë pushimet?) ngjan sikur mezi presim që gjërat të kthehen aty ku ishin, tek ajo që përbënte “normalen” tonë.
Por, ka një konsensus të shkollarëve në tërë botën që gjërat nuk do jenë më njëlloj. Bota që do të vijë pas Covid-it nuk do jetë normalja që ne kemi njohur. Dhe jo vetëm për faktin që do mendohesh dy herë para se të japësh dorën; që nuk do jetë njësoj e lehtë të marrësh avionin e të shkosh për një fundjavë në Budapest apo që do mendohesh gjatë para se të blesh biletën për në stadium.
Ndryshimet që kjo situatë do të sjellë janë akoma më të thella.
Duke cituar një frazë që i atribuohet Antonio Gramshit, “bota e vjetër po vdes dhe një botë e re po përpiqet të lindë. Kjo është ora kur në gjysmë-errësirë shpërfaqen përbindshat.”
Bota që po vdes
Nuk besoj se do kishim një rast më të mirë se ky për të bërë rezonancën e shoqërisë sonë. Pas 97-s, është eksperimenti më i mirë për të ekzaminuar indin tonë social.
Unë besoj se dallova 2 gjëra madhore.
Së pari struktura jonë shoqërore është e dëmtuar rëndë.
Pandemia, që në fillim dukej që godiste pjesën më vulnerabël të shoqërisë sonë, të moshuarit, ata që kishin probleme shëndetësore kronike. Ajo që kërkohej, ishte vetëizolimi për të mbrojtur pikërishit më të brishtët, solidaritet ndaj më të dobtëve.
Por, egoizmi i përzier me injorancë i turmave e mundi solidaritetin. Me sa u duk, shumicën e shqiptarëve vetëm dhuna mund t’i detyronte të rrinin në shtëpi. Shembuj të panumërt, na treguan që shumica e shqiptarëve nuk do t’ia dijë se çfarë mund t’i ndodhë tjetrit, mjafton të mos u prishet rutina e përditëshme.
Por, shqiptarët nuk janë tërësisht fajtorë për këtë situatë, ata janë thjesht pasqyra e një klase politike që nuk ka arritur dot prej 30 vitesh të ndërtojë shtet, të ngrejë institucione e aq më pak t’i bëjë të respektueshme. Nga ana tjetër, kjo klasë politike, intrigante, hajdute, e dhunshme e abuzive, a nuk është dhe ajo vetë pasqyra e kësaj shoqërie nga ka dalë? Praktikisht, janë 2 pasqyra të vëna përballë që deformojnë secila konturet e imazhit përballë.
Së dyti, pandemia na tregoi që qeliza e familjes shqiptare është e kompromentuar rëndë. Shtëpia duhej të ishte vendi më i sigurt për secilin prej nesh përballë një rreziku të jashtëm. Në të kundërt, shembuj të shumtë na treguan që shqiptarët nuk e duan shtëpinë e tyre. Përveç atyre që jetojnë në kushte të vështira, besoj se pjesa tjetër nuk kanë problem me ndërtesën, por nuk duan atë që është brenda saj. Familjet tona disfunksionale nuk mund të rrinin as 2 muaj bashkë. Në familjet tona nuk mund të ketë dhe aq dashuri, përderisa në krejt Shqipërinë dashuria nuk është prioritet. Edhe të famshmet “qetësi” e “dashuri”, u kthyen në lejtmotiv talljeje dhe ironie, ndërsa vetë autori dukej më shumë cinik se budist kur i nxirrte nga goja. Pra, në shumë nga familjet tona pasqyrohet Shqipëria e madhe: njerëzit rrinë bashkë jo se i lidh qeliza, por se nuk kanë ku të shkojnë ose si të bëjnë ndryshe. Në një vend kaq maskilist, të dhunshëm e me hapësira të cunguara, pse duhej që në familjet e zakonshme shqiptare të mos ketë po aq maskilizëm, dhunë e mungesë hapësire?
Pas pandemisë bota nuk do të jetë më e njëjta. A do jetë ajo një botë e re? E kam fjalën për ne. Nëse je në purgator, a ka shanse që një shkundje totale të të çojë lart, drejt dritës, apo dhe më poshtë drejt ferrit?
Përbindëshat
Për t’u rikthyer te Gremshi, kjo, sot është ora e përbindëshave. Meqë bota e re po vdes dhe e reja ende nuk ka ardhur, në këtë gjysmë-errësirë përsillen lukuni përbindëshash.
E sjellë në kontekstualitet, frika është që shoqëritë ku sundojnë liderët e fortë dhe shoqëritë janë të dobëta, gangsterët politikë do bëhen dhe më të fortë, do marrin më tepër pushtet dhe do instalojnë diktatura që nuk do i shkulim dot më kurrë.
Sa për kujtesë, në kulmin e pandemisë, Qeveria shqiptare gjeti kohë të mbyllte ca hesape për veten, ndër to kaloi dhe pronësinë e Teatrit Kombëtar te Bashkia. Teatri, nëse nuk e dini është marrë nën mbrojtje nga Europa Nostra, organizata e BE-së për të mbrojtur trashëgiminë europiane, e cila e ka shpallur TK një nga 7 ndërtesat e rrezikuara në Europë. Të rrezikuara jo nga tërmeti, as nga pandemia, por nga ato qeniet që përsillen në këtë gjysmë-errësirë. Europa Nostra ka në plan ta restaurojë, por jo, monstrat e gjysmë-errësirës duan t’i bëjnë ato pallatet për të cilat i kanë bërë pazaret.
Ndërkohë që ne, ca nga përgjegjësia e ca nga frika rrinim brenda u shembën vilat e fundit të ariktekturës osmane në Tiranë, për t’u bërë pallate. Kryeministri, këmbënguli që ligji i censurës ndaj medias do kalojë, edhe pse e gjithë bota është kundër, edhe pse Komisioni i Venecias ka për ta hedhur poshtë.
Kjo periudhë instaloi monizmin informativ. Çdo lajm në këtë kohë pandemie dilte vetëm nga goja e Kryeministrit, dmth nga Facebook-u i tij.
Në Kosovë, u pa qartë dhe politikisht se ç’ndodh në këtë orën e gjysmë-territ me lukuninë e monstrave.
Shenjat pra, nuk janë të mira.
Por, ka dhe një mënyrë tjetër sesi ngjarjet mund të zhvillohen.
Ka gjithmonë një moment në jetën e një pacienti kur trupi përpiqet për të fituar. Ka plot raste, madje dhe në mes pandemisë, kur pacientët që u ishte hequr shpresa janë kthyer në jetë.
Unë mendoj që shoqëria jonë është e sëmurë rëndë, pandemia ishte thjesht ngacmimi i fundit që e çau plagën. Por, ka një mundësi shërimi.
Bota e Re
Është një frazë që i atribuohet Kryeministrit të sotëm në raport me makinën e tij të propagandës. Diçka e tipit “unë nuk p**** për ata 5% që mendojnë me mendjen e tyre”. Ideja është që makineria e propagandës dhe autokombajna e dyshimtë e mbledhjes së votave mund ta mbajnë dikë në pushtet dhe pa këtë 5% e famshëm.
Mund të jenë 5, 10 se më shumë, mund dhe mos e ketë thënë z. Rama, po nuk është ky thelbi. Po i quaj 5%-shi, meqë aq e ka dhënë shifrën, le të themi, Gëbelsi.
Ky 5% është shtresa më e neglizhuar e Shqipërisë. Unë jam i bindur që forca e këtij 5% për të krijuar ndryshim është shumë e madhe. 5% njerëz të iluminuar, edhe në një shoqëri egoiste e të dhunshme mund të bëjnë ndryshim. E rëndësishme është që ky 5% të zgjohet nga gjumi.
Unë jam i sigurt që askush në këtë qeveri dhe në qarqet aktuale të vendimmarrjes, qofshin ata në zyrat e shtetit apo në zyrat e biznesit që qeveris de facto, nuk ka kohë e dëshirë e mbase as dijen e mundshme për të reflektuar për një botë të re që po vjen.
Por, ai 5%-shi mundet.
Botën e Re, mund të mos ia lëmë z. Rama dhe oborrit të tij të lodhet ta mendojë. Bota që ata mund të propozojnë është vetëm ajo e gjysmë-errësirës, ku siç e kishte parashikuar një nga ikonat e së majtës, Gramshi, në periudhë si kjo popullohet nga përbindëshat.
Ndaj, le të shtrojmë ca ide fillimisht për 5% të shqiptarëve.
VIJON NESËR
*Shkruar për Politiko.al dhe Dita.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38