Flash News

OP-ED

Ditari i Rezistencës / Vajzat e djemtë e së ardhmes

Ditari i Rezistencës / Vajzat e djemtë e së ardhmes

nga Koloreto Cukali

27 shtator, 2019

*

Nganjëherë çifte adoleshentësh afrohen te Teatri. Tani që po shkruaj, 2 prej tyre janë ulur te pishina me këmbët mbi ujë dhe flasin e qeshin me zë të ulët. Nga pamja duket që nuk janë kontigjenti që do të bëhen trafikantë e më pas deputetë, e as prostitutë e shtyrë nga nevoja për çanta Gucci dhe udhëtime luksoze. Duken fëmijë të mbarë, 'fëmijë Gjermanie'.

**

“Më fal për 2 mijë lekëshin e lodhur”, i them teksa paguaj me një kartëmonedhë të lyrshme si fletë byreku kamerierit ku marrim kafet. “Këtu çdo gjë është e lodhur”, më thotë ai duke më shkelur syrin.

***

Një natë më parë, ndërsa pija kafen në baret rrotull Teatrit në veshë më vinte biseda e 2 të huajve në tavolinën ngjitur. “Mbrëmë isha me 2 vajza”. “Nga ato me para, apo për qejf?”. “Me para. Është më komode. Le që, këtu nuk ka dallim në pamje mes atyre që vijnë me lekë e atyre që vijnë për qejf. Po këto të qejfit të kushtojnë më shumë.”

Vajza të veshura si për show kalojnë drejt klubit të natës këtu ngjitur. Dikur aty ka qenë një lulishte. Pastaj gradualisht u shndërrua në klub veror, pastaj u vunë ca gardhe, pastaj një derë e pastaj u ngritën dhe muret.

2 të huajt pas pak po bëjnë plane për të pirë te klubi i natës. Atje, me sa kuptoj ka nga të dy llojet e kategorive të vajzave.

Nuk besoj që vajzat e djemtë, që po shkojnë të veshur e të ngrehur drejt klubit të natës, do i shohim ndonjëherë te Teatri.

NO PASARÁN!

Të fundit