Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ky është një shkrim i botuar në të përditshmen MAPO më 6 dhjetor 2014. Si reagim Partia Demokratike u përgjigj me një editorial në gazetën e saj RD, ku autori shahej mbarë-e-mbrapsht, me termat e zakonshëm, ku gjithmonë shkëlqen ‘shitja’. Tani pas afro 7 vjetësh, thuajse të gjitha idetë e shprehuara në këtë shkrim që po e risjellim sot, janë relevante. Partia Demokratike, siç e thonë si ish-kryetari Berisha, ashtu dhe shumë eskponentë të tjerë, është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj. Ajo që shkrimi sugjeronte ishte ‘futja në histori’ e Sali Berishës. Mefshtësia e Lulzim Bashës po bën që, jo ish-lideri, por partia vetë të përfundojë në histori. PD është e vetmja forcë e Lindjes komuniste ende në aktivitet, në kohën kur gjithë të tjerat janë shkrirë ose janë zvogëluar në pikën e moskthimit. Të shtatë dilemat, dhe më shumë madje, janë sërish para PD. Udhëkryqet nuk ikin kurrë po nuk i kalove. -Alfred Lela
‘Privatizimi’ i gazetës RD
Partia Demokratike u fut në skenën politike me vrullin, retorikën dhe stofin e një force antikomuniste dhe të tregut të lirë e shtetit të vogël. Privatizimet ishin kryefjalë e patosit demokratikas të atyre viteve të fillimit. Në tri herët e saj në pushtet PD ka privatizuar shumë dhe është debatuar e kundërshtuar shumë për këtë prirje të saj; megjithatë një privatizim që duhet ta kishte bërë me kohë, ende as e ka hedhur si ide: gazetën e vet, Rilindja Demokratike.
Për të kuptuar paradoksin e RD duhet kujtuar apo kuptuar se partitë e djathta nuk e kanë traditën e ‘organeve’ partiake, as në Amerikë e as në Europë. Të majtët po, dhe jo liberalët ndër ta, por partitë komuniste. Edhe gazeta e komunistëve italianë L’Unita u mbyll në qershor të këtij vitit. Edhe francezët janë ndarë me të tyren L’Humanite edhe pse lidhjet ruhen. Botës i ka mbetur ZP dhe ndonjë simotër e saj në Kubë apo Kore të Veriut.
Nuk është megjithatë vonë. Brand-i RD mund të përdoret ende dhe të rikonceptohet si gazetë duke ia nxjerrë nga kthetrat partisë për t’ia kaluar një fondacioni apo Bordi pranë së djathtës, duke i hequr kontrollin partiak dhe ekstremizmin apo një lloj rrugaçërie puniste që e ka karakterizuar herë pas here. RD duhet hedhur në treg. Një partie të djathtë si PD i shkon kjo. Le të jetë Zëri i Popullit e vetmja gazetë partiake.
Një zëdhënës politik
Zëdhënësi i një partie moderne është një personalitet, jo një lëçitës profesionist. Që nga koha e Spartak Ngjelës, i cili e kryente me flair këtë funksion, Partia Demokratike ka bërë kompromise dhe është vetëkompromentuar me këtë funksion partiak, edhe pse në statutin e vet e rendit si një ndër ata që përbëjnë triumviratin e partisë.
Një zëdhënës, si parim i komunikimit politik, por edhe si kuptim i spokesperson-it modern nuk është dikush që sa del lexon diçka që e ka shkruar vetë apo ia kanë radhitur të tjerët, dhe nxiton pas deklamimit të futet te dera pas foltores, por një që mund të marrë pyetje nga gazetarët dhe të dijë apo të mund të mbrojë qëndrimin ideologjik dhe politik të partisë. Praktika që fyen edhe inteligjencën e publikut, por edhe të partisë, e nxjerrjes së bellucinave (edhe në kuptimin bellaedhe në kuptimin Belluci[Monica]) e ka shtrydhur dhe shterur lëngun e vet. Është vjetruar. Ngjan me një fishekzjarr që të tërheq vëmendjen, por nuk mbetet në mendje.
Marrëdhënie me publikun, jo vetëm komunikim
Mungesa e zëdhënësit politik është në fakt njëra nga këmbët që i çalon urës komunikative të Partisë Demokratike në strategjinë për të mbërritur te publiku. Për të shkuar aty, duhet kuptuar ndërtimi i marrëdhënieve me publikun dhe jo vetëm komunikimit të njëkahshëm me të. Marrëdhëniet me publikun e përfshijnë komunikimin, nuk janë e njëjta gjë.
Do të thotë, Demokratikes i duhet të shkojë te publiku jo vetëm si zë politik, por edhe si kulturë ideologjike, si aksion qytetar apo thjesht si prani fizike. Duhet materializuar një prej sloganeve në hartën blu të Shqipërisë që shfaqet sa herë dikush nga selia e PD bën deklarata: Shtëpia e Lirisë. Një ftesë e madhe për të gjithë, që presupozon një hapje të asaj selie. Jo në kuptimin e një pazari ku mund të hyjnë të gjithë, por të një vibrimi që duhet të krijojë në qytet një seli partie që nuk është vetëm e tillë, por edhe qendër konferencash, workshop-esh, takimesh të rinisë, forumeve të mendimit, një biblioteke/librarie. Një think-tank i madh. Një perpetum mobile idesh.
Fondacioni/Biblioteka Berisha
Shumë e kanë diskutuar, herë publikisht e më shumë jo, rolin dhe vendin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha në Partinë Demokratike. Komentatorët pranë së djathtës kanë përmendur traditën dhe ruajtjen e saj si stof të së djathtës. Zoti Berisha është aset, traditë dhe përvojë e madhe dhe e gjallë e së djathtës. A e ka partia e tij megjithatë idenë që, në traditën amerikane të ish-presidentëve, të krijojë Fondacionin Berisha apo Bibliotekën Berisha?
Duhet një ndërrim mentaliteti për rolin e politikanit në Shqipëri, të majtë a të djathtë qoftë, e sidomos të këtij llojit të fundit. Një shoqëri si shqiptarja dëshmon një pabesi dhe horrëri me protagonistët e traditës së vet politike: bëhet bashkë dhe vishet në të zeza e pikëllim vetëm kur i përcjell ata. Në të gjallë, i shmanget institucionalizimit të politikanit të traditës. Leksionet universitare, intervistat e gjata dhe shteruese, librat si shprehje e përvojës së shkuar do të krijonin një përvojë të re për shoqërinë dhe kujtesën e saj.
Is the right right*?
Ideja e së djathtës tradicionale që shkon në njëfarë mase e mënyre kundër rrjedhës së zhvillimit të shoqërisë, në kuptimin që vazhdon të jetë e mbyllur dhe konservatore ndërkohë që shoqëria po hapet, i ka shqetësuar partitë e mëdha europiane apo amerikane të spektrit të djathtë. Duke i shtyrë drejt qendrës. Sigurisht edhe në kërkim të elektoratit e jo veç të koherencës ideore.
Republikanët Amerikanë shpikën compassionate conservatism ndërsa Konservatorët Britanikë Big Society. Ky nuk është dhe aq shqetësimi i së djathtës shqiptare, sepse ajo është zhvendosur shpesh në caqe të populizmit duke ndërmarrë reforma që edhe partitë më të majta do t’u druheshin, megjithatë në një rrafsh social më shumë se ekonomik, diçka duhet të lëvizë. Sheh shpesh të djathtë, të vjetër e të rinj, që parakalojnë në publik me idetë konservatore të shekullit XX. Qëndrimi ndaj homoseksualëve dhe abortit, për shembull. Të mos jemi më katolikë se Papa. Para pak muajsh ai u shpreh: kush jam unë të gjykoj homoseksualët? Së fundmi, edhe se evoluimi dhe kreacioni janë të mundshëm që të dy.
Kulturë/mendim i djathtë
Të djathtët i gjen të tulatur para idesë së ballafaqimit apo shpërfaqjes kulturore. Ndryshe nga të majtët, që pothuajse duan ta hanë mundësinë për të qenë në publik me idetë e tyre, të djathtët i shmangen kësaj sprove. Nuk duan t’i kuptojnë apo e anashkalojnë të kuptuarin apo pjesëmarrjen në proceset shndërruese të modernitetit.
Të rendit të ri, ku kultura, pas jetës, është ombrella më e madhe e gjërave. Kjo sigurisht nuk shpjegohet vetëm me të metat e tyre, por dhe me atë se në Shqipëri sundon një kulturë e majtë/puniste e ngulitur për 45 vjet. E gjen këtë kulturim edhe në konferenca të djathtësh ku referencat janë të gjitha të majta. Ku preferohet citimi i Kennedy e Obama-s para Reagan-it apo Thatcher-it. Apo të tjera ku akademikë flasin për ‘nëntorin e festave’ dhe ‘piedestalet e reja’ etj., etj.
A ekziston e djathta shqiptare? Ku është ajo?
Të majtët, u cek kultura dominante puniste e shqiptarit, pozicionohen me qesëndi ndaj parabolës së të djathtit shqiptar. U shkakton atyre habi filozofike. Çfarë është një i djathtë? Në kuptimin klasik, dikush që i beson sipërmarrjes së lirë; individualitetit përkundër kolektivitetit; barazisë në oportunitete, jo në shpërndarje, e plot të tjera.
Por ndoshta një gjë kuptohet më qartë nga e kundërta apo nga anti-teza e vet. Një i djathtë është ai që, për shembull, nuk e ka mitin e luftës antifashiste; që nuk është i kompleksuar nga ‘kolaboracionistët’; që nuk bie për mitin e rrejshëm të sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe energjetikës në kohën e ‘lulëzuar’ të Enverit. Sepse, të gjitha këto, pa lirinë, janë një hiçmosgjë. Sepse ka njëfarë cinizmi fashistoid te qesëndia e të majtëve, që i kërkojnë shqiptarit të djathtë të dëshmojë pasurinë, pa të quhet i tillë. Duke qenë se ishte komunizmi xhelati që e preu këtë kordon, ai nuk mund edhe të pyesë në shqetësim për mungesën e tij. Liria dhe refuzimi i barazisë (në shpërndarje, jo oportunitete) janë shenjat e mëdha të një të djathti.
*Anglisht: a është e drejtë e djathta?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38