Flash News

DITARI POLITIK

Arrihet dakordësia PS-PD, vendoset ngritja e Nënkomisionit për Reformat

Arrihet dakordësia PS-PD, vendoset ngritja e Nënkomisionit për

Konferenca e Kryetarëve arriti sot dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës për të ngritur një Nënkomision për Reformat, si edhe për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore: atë të TIMS dhe dhe koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “CheckUp”.

Nënkomisioni do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy do të zgjidhen nga Bledi Çuçi dhe dy nga Gazment Bardhi.

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e Nënkomisionit.

Të fundit