Flash News

DITARI POLITIK

Beleri: Prishja e objekteve në Theth hakmarrje politike e Ramës!

Beleri: Prishja e objekteve në Theth hakmarrje politike e Ramës!

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT-së në Theth ku u shembën dhjetëra objekte e bujtina. 

Beleri thotë se ky aksion është sipas tij një hakmarrje politike e Ramës e cila u bë pa paralajmërim gjatë sezonit turistik. Sipas tij, ndërtimet kishin leje funksionimi nga autoritetet përkatëse dhe pronarët kishin paguar taksa ndër vite.

Beleri gjithashtu thekson se qytetarëve nuk iu është dhënë asnjëherë e drejta të ankimojnë ligjërisht aktet administrative të prishjes dhe veprime të tilla tregojnë sipas tij se qeveria shqiptare nuk respekton ndarjen e pushteteve.

Ndër të tjera ai theksoi se këto praktika vënë në dyshim përkushtimin ndaj rrugës europiane dhe ngrejnë shqetësime për diskriminim ndaj komuniteteve të caktuara.

Reagimi i Belerit: 

Prishje hakmarrëse të ndërtimeve në Shqipëri

Së fundmi, autoritetet shqiptare duket se janë përfshirë në prishjen e pronave private turistike, me rastet më të fundit në zonën e Thethit, ku disa prej tyre kishin leje funksionimi nga autoritetet përkatëse, duke paguar taksa ndaj Bashkisë dhe shtetit për disa vite me radhë. Pronarët – shqiptarë dhe qytetarë europianë – theksojnë se këto ndërtesa ndodhen në pronat e tyre dhe se prishjet janë selektive dhe të bëra pa paralajmërim gjatë sezonit turistik. Në të njëjtën kohë, ata denoncojnë se veprimet kanë karakter hakmarrës, duke ndëshkuar qytetarët për sjelljen e tyre në zgjedhjet e fundit, ndërkohë që nuk iu është dhënë asnjëherë e drejta të ankimojnë ligjërisht aktet administrative të prishjes.

Veprime të tilla tregojnë se qeveria shqiptare nuk respekton ndarjen e pushteteve. Në kuadër të procesit të anëtarësimit, vendet kandidate janë të detyruara të respektojnë plotësisht kushtet e BE-së për shtetin e së drejtës, pronën private dhe të drejtën për t’iu drejtuar drejtësisë, siç parashikohet në nenin 17 dhe 47 të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së dhe në Protokollin nr. 1 të KEDNJ-së.

Këto praktika vënë në dyshim përkushtimin ndaj rrugës europiane dhe ngrejnë shqetësime për diskriminim ndaj komuniteteve të caktuara.

Pyetje për Komisionin:

A është Komisioni në dijeni të rasteve të prishjeve arbitrare të pronave nga autoritetet shqiptare?
Çfarë masash synon të marrë për të garantuar respektimin e të drejtës së çdo qytetari për t’iu drejtuar gjykatës ndaj çdo akti administrativ?

Të fundit