Flash News

DITARI POLITIK

Denoncimi i Metës: 1,5 km rrugë për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës do të kushtojë 28 mln euro

Denoncimi i Metës: 1,5 km rrugë për ndërtimin e by pass-it

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sot koston e lartë për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës. Ai tha se 1.5 km rrugë do të kushtojë 28 milionë euro.

“Sa i takon korrupsionit, baza e triumfit të lirisë, dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë të rëndë në Tepelenë ku 1.5 km rrugë shkon 28 milionë euro. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim këto plaçkitje në mënyrë profesionale. Në këtë forcë politike do të promovohen ata që kanë prova me fakte”, tha Meta.

Ky i fundit ngriti si shqetësim emigrimin e minorenëve.

“1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi etj”, shtoi Meta.

Të fundit