Flash News

DITARI POLITIK

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të partive opozitare, ku ka prezantuar planin e tij të veprimit për fushatën dhe drejtimin e kryeqytetit.

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Binaj shihet përkrah figurave opozitare, ndërsa thekson se programi i tij ka marrë mbështetjen e tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi

 “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej,” – shkruan Binaj.

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi

Takimi vjen në një moment kur Binaj po intensifikon kontaktet me grupe të ndryshme politike dhe qytetare, duke kërkuar mbështetje të gjerë për platformën e tij për “një Tiranë ndryshe”.

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi

Të fundit