Flash News

DITARI POLITIK

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, mes dëshmitarëve, do të thirret edhe Edi Rama

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, mes dëshmitarëve, do

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se do të thirren dëshmitarë për të dëshmuar për dy koncesionet, atë të Sterilizimit dhe atë të Check Up.

Afati për pyetjen e dëshmitarëve do të jetë deri në 10 qershor.

Vokshi tha se lidhur me dy koncesionet e Shëndetësisë, do të thirret si dëshmitar për t’u marrë në pyetje, edhe kryeministri Edi Rama.

Dëshmitarët që do të thirren:

Edi Rama, kryeministër
Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë
Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
Anila Denaj, ish-ministre e Financave
Albana Koçiu
Klodian Rjepaj
Geraldina Prodani
Ortakët dhe administratorët e dy koncesionarëve
Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko
Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve
Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
Anëtarët e KPP
Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
Avokatura e Shtetit

Të fundit